Qyteti kyç port i Ukrainës Mariupol, është në prag katastrofe humanitare dhe kryebashkiaku i qytetit Vadym Boichenko , bën thirrje që të evakuohet plotësisht popullsia. Ai shtoi se rreth 160.000 civilë janë bllokuar në qytet pa energji elektrike.

Boichenko tha se 26 autobusë janë në pritje për të evakuuar civilët por ushtria ruse nuk i jep atyre lejen e kalimit. Ndërkohë forcat ruse e kanë rrethuar qytetin duke mos e pajisur atë me rezerva ushqimore, ilaçe apo ujë.

Nga ana tjetër Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka deklaruar se nuk është në gjendje të japë ndihma në Mariupol, pasi kërkon garanci nga Ukraina dhe Rusia që kalimi i saj në Mariupol të jetë i sigurtë.

Rusia vazhdon të mohojë se ka shënjestruar civilë dhe fajëson Ukrainën për dështimin e saj në ndërtimin e korridoreve të sigurta për civilët e bllokuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA