E shtuna shënoi, për të 15-in vit radhazi, traditën e orës së tokës, ku njerëzit në mbarë botën fikën dritat për një orë.

Ora e Tokës është një traditë vjetore e nisur nga Fondi World Wide (WWF) në vitin 2007 në Sydney, Australi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike. Pjesëmarrësit në më shumë se 190 vende fikën dritat e tyre për një orë të shtunën.

Monumentet globale — duke përfshirë Shtëpinë e Operës së Sidneit, Portën e Indisë, Qendrën Phoenix të Pekinit në Kinë, Portën e Brandenburgut në Gjermani, Koloseun në Itali, Empire State Building në Shtetet e Bashkuara dhe në Brazili — fikën dritat e tyre për të treguar mbështetje për fushatën.

Ora e Tokës synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndezë bisedime globale për mbrojtjen e natyrës, trajtimin e krizës klimatike dhe punën për të formuar një të ardhme më të mirë në këtë aspekt.Fushata e Orës së Tokës ka çuar në veprime të tjera që lidhen me frenimin e ndryshimeve klimatike.

Top Channel