Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar ditën e sotme se ka arritur në 1.119 numri i civilëve të vrarë deri më tani, dhe 1.790 të tjerë janë plagosur që kur Rusia nisi me sulemt në Ukrainë.
Në mesin e të vdekurve ishin gjithashtu edhe 15 vajza dhe 32 djem të rinj si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve ende nuk është përcaktuar. Këto shifra i referohen periudhës mes 24 shkurtit dhe 26 marsit.
Megjithatë shifrat reale të të vdekurve mendohet të jenë shumë më të larta se qa pasi këto raporte ende kërkojnë për një vërtetim më të saktë.
OKB-ja bëri me dije se këto shifra kanë të bëjnë me qyetet e Mariupolit, Volnovakha në rajonin e Donetsk, Izium në rajonin e Kharkiv, Popasna dhe Rubizhne në rajonin e Luhansk dhe Trostianets në rajonin Sumy.
Top Channel