Disa bagëti të imëta janë djegur këtë të diel në Maliq, pasi zjarri përfshiu stallën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakaç. Nuk dihet si ka nisur zjarri në stallën në pronësi të shtetasit me iniciale P. F., por paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Objekti është shkatërruar, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Top Channel