Në fototekën kombëtare “Marubi” është çelur një nga ekspozitat më të veçanta që prej krijimit të tij.

Për herë të parë janë prezantuar të gjitha veglat e punës së dinastisë së fotografëve dhe laboratori me pajisjet mbi 100-vjeçare të cilat janë kthyer në gjendje pune .

Që në krye të herës, kjo ekspozitë është ndërtuar duke patur në fokus, objektet e punës të vete fotografëve. E vendosur edhe pranë vendit të tij të punës që ne e kemi risjellë në jetë,  aty gjejmë vetë Gege Marubin, në tavolinën e tij të punës, një tavolinë që e shikojmë me të gjitha mjetet e tij”, thotë Luçian Bedeni, drejtor i “Marubit”.

Kemi ndërtuar laboratorin e fotografisë, e thënë ndryshe ‘Dhomën e errët’. Këtu ne gjejmë, do të thosha për kohën, një makinë për tharjen e letrës fotografike ‘BAJRUT’ për kohën shumë të emancipuara”, thotë Luçian Bedeni.

Lucian, janë pajisje thuajse 100-vjeçare, sa e vështirë ka qenë ti riktheni në gjendje pune?

Ka qenë vërtetë shumë e vështirë, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk kanë qenë fare në funksion. Kujtoj se për njërën nga aparaturat është dashur që një llampë ta porosisim në Xhamajkë shumë muaj më përpara”, përgjigjet ai.

Mjafton të ndezësh aparaturën e sekondazhit dhe pastaj e gjithë pajisja është në gjendje pune për fotografin. Aty gjen dhe një shënim origjinal të Gegë Marubit ku thuhet “Një xham i kuq, i kandilit që lahen fotografinat në dritën e qiririt” më 4 tetor, të vitit 1941.

Në ditët në vazhdim, studentët dhe qytetarët do të kenë mundësinë të njihen edhe me procesin origjinal që nga shkrepja e fotografisë me barut gjatë shekullit të kaluar, e deri tek stampimi i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA