Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale në Lviv, Maksym Kozytskyi, ka bërë me dije se janë arrestuar dy persona të dyshuar për ndarjen e informacioneve sekrete të ushtrisë me Rusinë.

“Sot, në Avenue Chornovil në Lviv, patrullat ndaluan një makinë të dyshimtë,.Duke kontrolluar dokumentet dhe telefonin e shoferit, policia gjeti video dhe foto të lëvizjeve tona ushtarake. Ai gjithashtu kishte foto pasaporta të burrave me regjistrim në Luhansk dhe shumë kontakte me numra rusë.”- tha Kozytskyi në një deklaratë në Telegram

Lviv u godit të shtunën nga dy grupe sulmesh me raketa, duke përfshirë një që shkaktoi një zjarr në një depo karburanti që u dogj gjatë natës përpara se të shuhej nga reaguesit e urgjencës.

Kozytskyi tha se policia që shkoi në skenën e një sulmi me raketa arrestoi një burrë që dyshohet se po filmonte momentin e fluturimit të raketës dhe tha se policia gjeti gjithashtu foto të pikave të kontrollit në rajon që ishin dërguar në numrat rusë.  Këta individë iu dorëzuan Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës pas arrestimit të tyre.

Top Channel