IDF përfundon një tjetër valë sulmesh kundër regjimit të Teheranit, goditen objektivat ku ruheshin raketat
Mediat italiane raportonin për një ngjarje të rëndë në zonën Centocelle të kryeqytetit Romë ku një djalë 16-vjeçar është grabitur dhe abuzuar seksualisht nga dy bashkëmoshatarë tunizianë.
Por më tej nën kërcënimin e dhunës, ata e detyruan adoleshentin qe sapo kishte lene punen, t’i shoqëronte me makinën e tij në shtëpi, ku ishte vetëm nëna e tij.
Nën kërcënimin e thikës ata kishin grabitur dhe përdhunuar edhe nënën e tij dhe më pas u larguan me automjetin e viktimës.
Për fat ata u gjurmuan dhe ndaluan pak më vonë nga forcat e rendit, pas sinjalizimit të babait të viktimës që i zbuloi ata me anë të sistemit të gjeo-lokalizimit të automjetit.
Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim në komunitetin vendas pas disa rastesh dhune ndaj italianëve nga emigrantët e huaj.
Kreu i grupit “Movimento Nazionale” Valerio Arenare tha në një deklaratë: “Në këtë rast shihet një mendje veçanërisht kriminale e dy të rinjve tunizianë, qe ashtu si ne raste te tjera vjen prej politikave të pritjes dhe integrimit të detyruara nga qeveria dhe politikanët lokalë. Një pushtim i pakontrolluar nga të huajt që nuk largohen nga lufta, por në shumicën e rasteve nga krime të kryera në vendin e tyre të origjinës”.
Vetëm në vitin 2022 në Itali kanë zbarkuar rreth 60 000 emigrantë të huaj, origjina e të cilëve ndahet si më poshtë: Afrikë (22.25%), Azia (22.64%), Amerika latine (7.49%), e Oqeania (0.04%).
Top Channel