Nafta, ekspertët në panik: Çmimi mund të kapërcejë 200 dollarë për fuçi!

26/03/2022 14:04

Shpresat janë që të mos kenë të drejtë, por gjithmonë më shumë ekspertë e analistë tregu po mbështesin idenë se çmimi i një fuçie naftë mund të kapërcejë shumë shpejt pragun e 200 dollarëve.

Kuotimi i arit të zi mori një tjetër hov pas lajmit se ishin sulmuar depot e naftës në Arabinë Saudite. Edhe pse flakët që pushtuan objektet e naftës së “Saudi Aramco” pas goditjes nga rebelet Huthi, janë vënë tashmë nën kontroll, situata në tregje nuk është stabilizuar krejtësisht.

Në bazën e luhatjeve të çmimit, qëndrojnë më shumë tensionet gjeopolitike. Agresioni rus në Ukrainë dhe sanksionet e rrepta te perëndimit i kanë komplikuar ndjeshëm eksportet e kolosëve rusë të të energjisë, prodhuesit e dytë më të mëdhenj të naftë bruto në botë. Kjo do të thotë se Moskës i duhet të gjejë tregje të tjerë për të shitur naftën e saj.

Ndërkohë, është e destinuar të rritet kërkesa ndaj prodhuesve alternativë nga ana e vendeve perëndimore, e kjo sipas ekspertëve, do të shtyjë çmimi drejt 200 dollarëve, sepse mund të mos ketë mjaftueshëm ofertë për të kënaqur kërkesën. Ky problem kishte nisur të shpërfaqet që përpara pushtimit të Ukrainës, por sot bëhet edhe më dramatik.

Zyrtarë të administratës Biden zhvilluan këtë muaj bisedime me Venezuelën dhe shpresojnë për një përparim në bisedimet bërthamore të Iranit në Vjenë, të cilat përfundimisht mund të bëjnë të mundur që nafta iraniane të jetë përsëri në tregun global. Por bisedimet u ndërprenë për shkak të kërkesave të reja ruse për qasje të pakufizuar tregtare me Iranin.

Top Channel