“Mos kini frikë”/ Biden i siguron ukrainasit: Ne jemi me ju, e dimë që lufta do të zgjasë

26/03/2022 18:36

Presidenti i SHBA Joe Biden hapi fjalimin e tij në Varshavë duke iu referuar mesazhit të Papa Gjon Palit II të lindur në Poloni për Bashkimin Sovjetik në 1979.

“Mos kini frikë. Jemi në betejën e madhe për liri, një betejë mes demokracisë dhe autokracisë, mes lirisë dhe represionit… Kjo betejë nuk do të fitohet as me ditë e as me muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara”, tha Biden jashtë Kështjellës Mbretërore.

Biden dha edhe një mesazh për popullin ukrainas.

“Mesazhi im për popullin e Ukrainës është një mesazh që ia dërgova sot ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes të Ukrainës: Ne qëndrojmë me ju.” tha ai.

Top Channel