Një vatër e re e gripit të shpendëve është konfirmuar edhe në fshatin Vishocicë të Devollit.

Pas Pelikanit kaçurrel në zonën e Pustecit, 6 pula të cilat ishin të kryeplakut të fshatit kanë rezultuar të infektuara edhe në fshatin Vishocicë. Analizat janë bërë për procedure sipas këtij të fundit ndërsa është konfirmuar se shpendët ishin të infektuara dhe janë groposur

Një tjetër rast i ngordhjes së 350 zogjve është hasur edhe në fshatin Plasë të cilat tashmë janë groposur ndërsa shkaku nuk dihet ende.

Ajo që vihet re ne fshatra pavarësisht infektimeve është se fermerët vazhdojne ti lene shpendët  jashtë oborreve të shtëpive Pavarësisht se rreziku është i madh.

Top Channel