Ukraina tashmë ka hyrë në muajin e dytë të luftës me forcat ruse që po tentojnë të pushtojnë vendin. Kujtojmë se pas tre ditësh takime urgjente me aleatët e G7-tës, Këshillin Evropian dhe NATO-n, si dhe një vizite te trupat amerikane në Poloni, Biden u takua edhe me presidentin polak, Andrzej Duda për të folur rreth luftës.
18:30 Tjetër shpërthim në Lviv, presidenti Biden pritet të mbajë sërish fjalim
Një tjetër shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Lviv, pak orë pasi u sulmua një objekt industrial nga dy raketa. Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi konfirmoi lajmin se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës. “Një tjetër sulm me raketë në Lviv,” tha Sadovyi në një postim në Twitter. Ndërkohë, CNN shkruan se Biden është njoftuar për sulmet në Lviv dhe pritet të mbajë një tjetër fjalim në Poloni. Sulmet në Lviv janë shumë pranë Varshavës, vendit ku ndodhet Joe Biden, i cili ka mbërritur në Poloni ku është takuar me refugjatët ukrainas.
18:18 Kryebashkiaku i Londrës thirrje qeverisë: Lehtësoni ardhjen e refugjatëve
Kryebashkiaku i Londrës është zënë ngushtë nga përgjigja e Britanisë së Madhe për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se qeveria britanike duhet “të bëjë shumë më të lehtë” që refugjatët të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar. CNN tha se në një intervistë Khan shtoi se është “i zënë ngushtë” nga përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar duke e krahasuar me vendet e tjera të Europës për çështjen e refugjatëve.
“Ka një shkëputje midis veprimeve të britanikëve dhe veprimeve të londinezëve dhe veprimeve të qeverisë sonë dhe atyre në Parlament, siç keni parë njerëz në të gjithë vendin, përfshirë në Londër, duke hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas. Ju keni parë bujarinë masivë në lidhje me donacionet“, tha Khan.
17:46 Ukraina një muaj në luftë, nisin protesta masive në Londër (Fotot)
Rrugët e Londrës u mbushën sot nga mijëra njerëz të cilët me pankarta në duar, dolën në mbështetje të Ukrainës. Të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas ata vendosën të protestonin duke treguar kështu solidaritetit e tyre. Kjo protestë pati pjesëmarrje masive duke nisur që nga kryebashkiaku i Londrës, të moshuar, studentë dhe fëmijë që nuk nguruan të tregonin se ky “pushtim është një çmenduri”. Kjo protestë vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu bëri thirrje shteteve nga e gjithë bota të protestojnë kundër Rusisë.
17:38 Papa Françesku bekon ambulancën dhe e nis në Lviv të Ukrainës
Papa Françesku ka dhuruar një ambulancë për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, të cilën e bekoi para se ta niste në frontin e luftës. Teksa foli këtë të shtunë në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku fajësoi luftën, të cilën e quajti të “turpshme”. Ai kritikoi vendet vendeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërsa sulmin rus ndaj Ukrainës. Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelsenky i bëri thirrje Papës për të vizituar vendin, duke e falënderuar për “pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës”.
17:26 Biden i premton Ukrainës: Do të përforcojmë ndihmën ushtarake
Presidenti i SHB-së, Joe Biden ka premtuar se do të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas takimit në Poloni.
“Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore,” tha ministri.
Ministri i Jashtëm nuk dha asnjë detaj në lidhje me ndihmën ushtarake, por tha se bashkëpunimi i ngushtë me SHBA do të vazhdojë.
“Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje”, sahtoi ai.
Kremlin i është përgjigjur deklaratës së fortë të presidentit Joe Biden, i cili tha në takimin me refugjatët ukrainas se Putini është kasap. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Tass”, Kremlini është përgjigjur duke thënë se deklarata e Putinit do të kufizojë përmirësimin e marrëdhënieve mes palëve. Biden e dha deklaratën teksa shihte refugjatët ukrainas, të cilët janë larguar nga lufta duke lënë pas terrorin e Putinit.
17:08 Lufta vazhdon, ndërsa numri i refugjatëve që shkojnë drejt Polonisë bie
Lufta vazhdon ndërsa numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar të bjerë ditët e fundit. Roja Kufitare Polake tha se 30,500 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre të premten, 6.4% më pak nga një ditë më parë.
“Deri në orën 06:00 të së shtunës, 6,100 njerëz kaluan , kjo është 11% më pak nga e njëjta periudhë e së premtes”, sipas BBC.
16:49 Biden takon refugjatët ukrainas, bën deklaratën e fortë: Putin është kasap!
Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap” në takimin që pati me refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni. Ai tha para gazetarëve këtë të shtunë se kur sheh vuajtjet e ukrainasve, mendon se “Putini është një kasap”. Biden tregoi se çfarë mbrese i kanë lënë njerëzit që kanë ikur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua të përqafok, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenar,” tha ai.
Presidenti i SHBA, Joe Biden ndodhet në Varshavë, e cila ndodhet 400 kilometra nga Lviv, aty ku sapo janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme. CNN shkruan se janë dëgjuar sulme ajrore dhe shpërthime në Lviv të Ukrainës. Në qytet ka sirenat e sulmeve ajrore dhe shtëllunga të mëdha tymi që shpërndahen në ajër.
“Dëgjuam tre shpërthime të mëdha dhe një shtëllungë tymi që ngrihet matanë kodrës”, u shpreh një gazetar i CNN.
Lviv është një qytet që ndodhet shumë pranë Polonisë. Sot presidenti Joe Biden vizitoi Varshavën, ku u takua me ministra ukrainas dhe arsyeja e vizitës së tij ishte lufta që po bën Rusia mbi Ukrainë, ndërsa ende nuk është larguar.
16:17 “Neni 5 i shenjtë për ne, NATO në luftë nëse…” Biden i shkon rusëve “te porta”
“Nenin 5 të NATO-s, e konsiderojmë detyrim të shenjtë…”, mjaftoi kjo fjali që presidenti amerikan Joe Biden të qetësonte homologun e tij polak, Andrzej Duda duke i garantuar kështu mbështetje të plotë përballë shqetësimeve të Polonisë se pas Ukrainës, mund të jetë ajo vendi tjetër ne radhë përballë agresionit rus. “Stabiliteti Europian është i një rëndësie kyçe për SHBA”, tha Biden, që i mëshoi idesë së përgjegjësive të mbrojtjes kolektive për vendet aleatë të NATO-s. Neni pesë i traktatit të saj parashikon që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.
14:46 Abramovich, pjesë e negociatave Ukrainë-Rusi: SHBA pezullon sanksionet ndaj miliarderit!
Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e konfirmuar kjo nga vetë Kremlini në mesin e raporteve në media se miliarderi rus ka qenë bashkëbisedues në përpjekjet për të zbutur qëndrimet e palëve dhe arritjen e rezultatit të shumëpresuar të fundit të konfliktit. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se është e vërtetë që Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat e fazës fillestare”. Ai preferoi të mos jepte shumë detaje, por sqaroi se tani “bisedimet po vazhdojnë mes dy ekipeve negociuese të Moskës dhe Kievit”.
14:35 Biden i shkon rusëve “te porta”: “Neni 5 i shenjtë për ne, NATO në luftë nëse…”
Joe Biden e sfidoi Moskën duke takuar pranë në kryeqytetin e një tjetër vendi fqinj me të, Polonisë, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes së Ukrainës, hera e parë kjo që shefi i Shtëpisë së Bardhë gjendet ballë për ballë me zyrtarët e lartë ukrainas që nga fillimi i turit të tij në Europë. Të pranishëm në takimin e zhvilluar në një hotel në Varshavë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin.
Ukraina i ka kërkur vazhdimisht Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të shtojnë ndihmën ushtarake, ndërsa presidenti Volodymir Zelensky insiston edhe për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit, gjë të cilët aleanca ushtarake kërkon ta shmangë, pasi një hap i tillë do të nënkuptonte goditjen e avionëve rusë dhe hyrjën e saj në luftë me Moskën. Pas bisedimeve në Bruksel këto ditë, në të cilat Zelensky u shfaq virtualisht, u bë e qartë se ideja nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të NATO-s, ndërsa dhe Biden vetë është shprehur se një përfshirje direkte në këtë konflikt mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.
Të zhgënjyer, liderët ukrainas pohuan se prisnin vendime më të guximshme nga aleanca e Atlantikut Verior. Angazhimi perëndimor megjithatë, nuk ka munguar. Vizita e Bidenit në Europë ishte e fokusuar krejtësisht tek lufta e Ukrainës. Presidenti amerikan pritet të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij polak, Andrzej Duda për të diskutuar mbi mënyrën sesi SHBA dhe aleatët poi përgjigjen krizës së refugjarqve që shkaktoi kjo luftë, e përpara se të kthehet në Ëashington, pritet të mbajë dhe një fjalim, të cilin Shtëpia e Bardhë e pershkruan si “tejet të rëndësishëm”.
14:28 Asnjëanëse, por me sytë nga NATO-ja: A mund të jetë Ukraina neutrale?
Qeveria ruse kërkon një Ukrainë neutrale, sipas modelit suedez apo austriak, një ide e hedhur kjo në mes të marsit në një nga raundet e negociatave si rrugëdalje nga lufta. “Ky është një variant që po diskutohet dhe mund të shihet si një kompromis i caktuar,” pohoi asokohe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Por ndërsa Ukraina synon qartazi anëtarësimin në NATO, a mundet të arrihet vërtet asnjëanësia e saj? Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Austria ashtu si Gjermania, u pushtua nga katër fuqitë fituese. Bashkimi Sovjetik pranoi të tërhiqet vetëm sepse Austria u zotua për “neutralitet të përhershëm” në një marrëveshje të nënshkrur në vitin 1955. Leos Müller, historian i Universiteti të Stokholmit thotë per DW se në rastin e Vjenës, “neutraliteti erdhi nga lart, përmes një traktati mes fuqive të mëdha”.
14:24 Komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij të zemëruar, pamje dramatike
Lajmi se komandanti i një brigade ruse vdiq pasi u shtyp me tank nga vetë ushtarët e tij të egërsuar, konfirmohet nga mediat britanike, të cilat e identifikojnë ushtarakun që pësoi këtë fund të tmerrshëm si koloneli Yuri Medvedev. Zemërimin e trupave të drejtuara prej tij thuhet se e shkaktuan humbjet jashtëzakonisht të mëdha në betejë. Edhe një lejtnant gjeneral rus i njësisë së 49-të të armëve të kombinuara mësohet të ketë humbur jetën në luftime, duke e cuar në 7 numrin e drejtuesve të lartë ushtarakë të Moskës që vriten në vendin fqinj.
14:00 Biden mbërrin në Poloni: Stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm
Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka mbërritur në Varshavë, Poloni, ku është takuar me presidentin polak Andrzej Duda.
Biden shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për SHBA-në dhe ripohoi mbështetjen e tij për NATO-n dhe në veçanti nenin 5 – parimi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve.
“Një nga gjërat për të cilat falenderova presidentin ishte fakti se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë në ndryshim… është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në pikat e mendimi, se çfarëdo që të bëjmë, ne e bëjmë së bashku”, tha Biden.
Ndër të tjera shtoi se e gjithë NATO duhet të pranojë refugjatët, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë në atë proces.
13:30 Biden i shkon rusëve “te porta”: Presidenti i SHBA, me ministrat ukrainas në Poloni!
Joe Biden e sfidoi Moskën duke takuar pranë në kryeqytetin e një tjetër vendi fqinj me të, Polonisë, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes së Ukrainës, hera e parë kjo që shefi i Shtëpisë së Bardhë gjendet ballë për ballë me zyrtarët e lartë ukrainas që nga fillimi i turit të tij në Europë. Të pranishëm në takimin e zhvilluar në një hotel në Varshavë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin.
13:00 Asnjëanëse, por me sytë nga NATO-ja: A mund të jetë Ukraina neutrale?
Qeveria ruse kërkon një Ukrainë neutrale, sipas modelit suedez apo austriak, një ide e hedhur kjo në mes të marsit në një nga raundet e negociatave si rrugëdalje nga lufta. “Ky është një variant që po diskutohet dhe mund të shihet si një kompromis i caktuar,” pohoi asokohe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Por ndërsa Ukraina synon qartazi anëtarësimin në NATO, a mundet të arrihet vërtet asnjëanësia e saj? Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Austria ashtu si Gjermania, u pushtua nga katër fuqitë fituese.
12:00 Komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij të zemëruar, pamje dramatike!
Lajmi se komandanti i një brigade ruse vdiq pasi u shtyp me tank nga vetë ushtarët e tij të egërsuar, konfirmohet nga mediat britanike, të cilat e identifikojnë ushtarakun që pësoi këtë fund të tmerrshëm si koloneli Yuri Medvedev. Zemërimin e trupave të drejtuara prej tij thuhet se e shkaktuan humbjet jashtëzakonisht të mëdha në betejë. Edhe një lejtnant gjeneral rus i njësisë së 49-të të armëve të kombinuara mësohet të ketë humbur jetën në luftime, duke e çuar në 7 numrin e drejtuesve të lartë ushtarakë të Moskës që vriten në vendin fqinj.
11:00 Lufta në Ukrainë, Turqia “mbetet pa grurë”: Eksportet, rënie drastike!
Turqia po e ndjen fort tek gruri peshën e pushtimit rus në Ukrainë. Një muaj pas nisjes së luftës atje, eksportet e grurit në Turqi janë ulur ndjeshëm. në fakt, agresioni i Moskës ndaj vendit fqinj ka zvogëluar ndjeshëm pothuajse të gjitha eksportet ushqimore nga Deti i Zi. “Ne kemi nevojë të importojmë afërsisht 10 milionë ton grurë të cilësisë së lartë. Unë nuk e di nëse Rusia ka kaq shumë furnizim, pasi ata kanë vendosur kontrolle mbi eksportet. Po ashtu Ukraina ishte tregu numër një i Turqisë për drithërat dhe për fara luledielli.
10:00 Rusia, në “prag kapitullimi”?! Moska tërhiqet në Donbas: “Mbyllet faza e parë e luftës”
Rusia e cilësoi kryesisht të përfunduar fazën e parë te operacionit të saj ushtarak në Ukrainë dhe tha se do të fokusohej në “çlirimin” e rajonit separatist të Donbasit, lëvizje kjo që u pa menjëherë si shenjë e një zbrapsjeje të Moskës.
Ambiciet e mëdha ruse në Ukrainë u ndeshën me një rezistencë të fortë të ushtrisë dhe banorëve vendas, me probleme të mëdha logjistike dhe një rënie të ndjeshme të moralit të trupave ruse. Ishte ministria ruse e mbrojtjes ajo që doli me deklaratën e energjitë e Moskës tani do të përqëndrohen në rajonet lindore të Ukrainës.
Sergei Rudskoi: Objektivi kryesor në këtë fazë të parë të operacionit në përgjithësi, është përmbushur. Fuqia ushtarake e trupave ukrainase është reduktuar ndjeshëm, dhe kjo na lejon që të përqëndrohemi tek objektivi i vërtetë i operacionit tonë, që është clirimi i Donbasit.
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky tha se 16 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, të ciline cilësoi një poshtërim për agresorin, ndërsa paralajmëroi se ushtria ukrainase po përgatitet të rimarrë Khersonin.
09:00 Planet për evakuimin e civilëve, kryebashkikaku i Mariupolit flet me ambasadorin francez
Kryetari i Bashkisë së Mariupolit ka diskutuar me ambasadorin francez për planin e evakuimit të civilëve nga porti ukrainas për në Francë.
Më parë, presidenti francez ka thënë se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për të ndihmuar 100 mijë njerëz që janë bllokuar në qytet.
Plani i evakuimit pritet të përfshijë Greqinë dhe Turqinë.
08:30 Rusia do të vijojë sulmin me zjarre në zonat urbane
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ekziston mundësia që Rusia të vijojë sulmin me zjarre në zonat urbane pasi synon të kufizojë humbjet e veta.
Ndër të tjera Rusia vazhdon të rrethojë një numër qytetesh të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.
08:14 Deri tani raportohet për 136 fëmijë të vrarë
Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shtunën në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Ndër të tjera u tha se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199.
Ja çfarë duhet të dini për orët e fundit:
-Një gjeneral i lartë rus pohoi se “faza e parë” e planit ushtarak të Rusisë ka përfunduar, ndërsa tani fokusi kryesor është në Ukrainën lindore.
-Një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit thotë se rreth 300 njerëz u vranë nga bombardimi rus më 16 mars në teatrin ku ishin strehuar qindra njerëz. Pamjet e reja janë shfaqur në rrjetet sociale që tregojnë njerëzit duke u arratisur nga vendi i ngjarjes.
-OKB-ja tha se ka informacione që vërtetojnë ekzistencën e varrezave masive në Mariupol, qyteti që është sulmuar me bombardime për ditë me radhë nga forcat ruse.
-Beteja për Kievin: Forcat ruse janë vendosur rreth kryeqytetit dhe ndodhen në pozicione mbrojtëse. Ata kanë ndaluar cdo drejtim të lëvizjeve tokësore, por sulmet ajrore dhe sulmet me rreze të gjatë vazhdojne. Edhe në disa drejtime rreth qytetit vijojnë luftimet, por forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë territorin në lindje, duke i shtyrë forcat ruse.
-Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në fqinjin perëndimor të Ukrainës, ku do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda dhe do të mbajë një fjalim gjatë ditës së sotme, sipas Shtëpisë së Bardhë.
-Ushtria ruse tha se më shumë se 1,300 personel ushtarak ishin vrarë në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një shifër shumë më të lartë të premten, me 16,000 trupa ruse, megjithëse mbeten të paverifikuar.
– Një këshilltar i lartë ukrainas i tha CNN se grupi famëkeq ushtarak privat rus Ëagner ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për atentat kundër Presidentit dhe Kryeministrit të Ukrainës. Ëagner është akuzuar më parë për shkelje të të drejtave të njeriut nga zyrtarë amerikanë dhe avokatë të të drejtave të njeriut.
Top Channel