Komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij të zemëruar, pamje dramatike

26/03/2022 14:24

Lajmi se komandanti i një brigade ruse vdiq pasi u shtyp me tank nga vetë ushtarët e tij të egërsuar, konfirmohet nga mediat britanike, të cilat e identifikojnë ushtarakun që pësoi këtë fund të tmerrshëm si koloneli Yuri Medvedev.

Zemërimin e trupave të drejtuara prej tij thuhet se e shkaktuan humbjet jashtëzakonisht të mëdha në betejë. Edhe një lejtnant gjeneral rus i njësisë së 49-të të armëve të kombinuara mësohet të ketë humbur jetën në luftime, duke e cuar në 7 numrin e drejtuesve të lartë ushtarakë të Moskës që vriten në vendin fqinj.

Një zyrtar perëndimor tha se dështimi i Rusisë për t`u organizuar ka qenë i dukshëm. Forcat ruse numëronin 115-120 bataljone grupesh taktike, por të paktën 20 prej tyre, llogaritet të mos jenë më sot në efikasitet luftarak, dhe praktikisht janë tërhequr për shkak se pajisjet e tyre kanë nevojë për riparime, ndërsa humbjet që kanë pësuar, janë tejet te mëdha.

I njëjti zyrtar pohon se koloneli Medvedev “u vra nga trupat e tij, e ky është ndoshta treguesi më i qartë i ndryshimeve që pësuar morali i trupave ruse”. Ne besojmë se koloneli u sulmua me tank qëllimisht, theksoi ai, teksa imazhet në mediat sociale e tregojnë Medevedin të shtrirë në një barrelë me plagë të rënda në të dyja këmbët.

Top Channel