Brataj: Jetojmë ende me virusin, por nuk na shqetëson situata aktuale. Lufta në Ukrainë do të krijojë probleme

26/03/2022 11:42

Pranvera e këtij viti mund të jetë fundi i pandemisë.

Mjeku Skënder Brataj nga Vlora shprehet se: “Ne jetojmë ende me virusin , por situata është shumë e qetë dhe numri i të infektuarve është i ulët. Nuk na shqetëson situata aktuale sepse është e kontrollueshme, por situata e fundit të vitit se çfarë do na vijë dhe si do te përballemi. Janë rreth 30 pacientë të shtruar në spitalet covid, numri i të infektuarve është i ulët, por gjendja aktuale është i lartë, pasi jo të gjithë bëjnë testin.

Është e qartë që dhe interesi për vaksina ka rënë  sepse kur sëmundja nuk është në nivele të larta bie dhe interesi. Pranvera dhe vera do të jenë të qeta, por gjendja epidemiologjike ndërkombëtare që është në kontroll, por lufta do të na krijojë probleme sidomos Ukraina ku njerëzit rrinë te grumbulluar nëpër bodrume për një kohë të gjatë, bën që infeksioni të përhapet më shumë.

Një tjetër shqetësim është dhe frika nga mutacionet që mund të krijohen gjatë fund vitit. Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, dhe vaksina do te të jetë arma e vetme që na mbron dhe do të na mbrojë”.

Top Channel