Zyrtarët e konfirmojnë: 300 njerëz civilë u vranë në bombardimin e teatrit në Mariupol

25/03/2022 10:38

Sulmi i forcave ruse në një teatër në Mariupol ku strehoheshin mijëra persona ka lënë 300 civilë të vrarë. Bombardimi i javës së kaluar tregoi imazhe të rënda ndërsa kishin shkruar në tokë “fëmijë” për të paralajmëruar forcat ruse për praninë e tyre brenda.

Por kjo nuk i ndali. Këshilli Bashkiak i Mariupolit raporton sot se rreth 300 njerëz u vranë në sulm.

“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija”, thuhet në një deklaratë, raporton Sky News.

“Dëshmitarët okularë raportuan se rreth 300 persona humbën jetën në Teatrin e Dramës Mariupol si pasojë e bombardimeve nga një avion rus, nuk dua ta besoj deri në fund këtë tmerr. dUA të besoj se të gjithë arritën të arratiseshin. Por ata që ishin brenda ndërtesës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën”, thuhet ndër të tjera.

Top Channel