Ushtria ukrainase rimerr pozicionet pranë Kievit, konfirmohen 300 viktima në teatër

25/03/2022 15:21

Ukraina po ripushton disa qyteza pranë Kievit dhe ka rimarrë një sërë pozicionesh strategjike 35 km në lindje të kryeqytetit.

Ministria britanike e mbrojtjes thotë se forcat ukrainase vazhdojnë të shënojnë përparime në terren, duke zmbrapsur rusët në disa zona, edhe pse ofensiva e Moskës vazhdon brutale në disa të tjera siç është Izyum. Luftimet e ashpra në këtë qytet dhe bombardimet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të tij.

Një lajm tronditës mbërrin sakaq nga Mariupoli. Edhe pse fillimisht u shpresua se bombardimi i teatrit atje, në të cilin ishin strehuar me qindra persona me shpresën t`i shpëtonin luftimeve, nuk shkaktoi viktima. 

Por zyrtarët vendas konfirmuan se 300 persona humbën jetën nga goditja e këtij objekti. Moska vazhdon të mos e pranojë sulmin vdekjeprurës ndaj teatrit, pavarësisht fakteve që dëshmojnë të kundërtën. “dëshmitarë të shumtë thonë se rreth 300 njerëz kanë vdekur në Teatrin e Dramës në Mariupol, pas sulmeve ajrore ruse”,

Komunikimet brenda në Mariupol janë bërë jashtëzakonisht të vështira, andaj është e vështirë që të konfirmohen informacionet.

Sulmi në teatër ka ndodhur më shumë se një javë më parë, se nuk dihet saktë sa njerëz kanë qenë në të në kohën e sulmit.

 

Top Channel