Luftuan me Covid-in, stafi i urgjencës paraspitalore nuk merr shpërblimin nga qeveria! QSUT dhe shefi i shërbimit fajësojnë njëri- tjetrin

25/03/2022 20:40

40 persona personel të shërbimit të urgjencës paraspitalore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku bëjnë pjesë mjekë, infermierë dhe shoferë të autoambulancave që shkojnë në banesa, nuk kanë përfituar shpërblimin Covid në bazë të VKM 207 të datës 10.3.2020 ku vendosej – 1.

Dhënie e shpërblimit mujor, në masën 125 000 (njëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për personelin mjekësor, specialistë të shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga Covid 19.

Mjekët që u ankuan në emisionin Fiks Fare kanë kërkuar që t’ju ruhet anonimati pasi kanë frikë se ankesa e tyre do të ndikojë në vendin e punës. Gazetarët e Fiksit me kamera të fshehta pyetën 3 persona të këtij personeli të cilët pranuan se problemi është i brendshëm.

Gazetarët e Fiksit kërkojnë përgjigje edhe në QSUT. Në përgjigjen e kthyer thuhet se problemi është i njësisë paraspitalore që nuk kanë çuar listat dhe për këtë QSUT i ka kërkuar këto të dhëna në Urgjencën Kombëtare. Urgjenca ia ka nisur QSUT dhe po ashtu QSUT ja ka nisur sërish për përpunim urgjencës paraspitalore. Gazetarët e Fiksit kërkojnë përgjigje nga shefi i urgjencës paraspitalore, Ali Xhixha në telefon.Ai tregon se është një procedurë e gjatë dhe se më parë nuk është kërkuar diçka e tillë. Megjithatë shefi i urgjencës thotë se i ka kthyer përgjigje QSUT-ës dhe se të dhënat janë ato që ka nisur Urgjenca Kombëtare.

Pas kësaj përgjigje nga shefi i urgjencës gazetarët pyesin sërish QSUT.Në përgjigjen e saj QSUT thotë se Xhixha nuk ka dërguar asnjë listë dhe se pa u dërguar lista e të dhënave personeli nuk do e marrë shpërblimin. Ky vendim u ndryshua në 1 janar 2022, ku ky personel do e marrë shpërblimin në bazë të shkallës së ngarkesës dhe veprimtarisë së riskut, gjë e cila nuk ishte e specifikuar deri në dhjetor 2021.

Shkallën e riskut në bazë të këtij vendimi do ta vlerësojë një sekretariat i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA