Komandanti rus i brigadës vritet nga trupat e tij, zyrtari: Ishte e qëllimshme sepse…

25/03/2022 17:53

Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, sipas zyrtarëve perëndimorë.

Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të të pushkëve me motor, besohet se është goditur qëllimisht.

“Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij, pas humbjeve tëshumta që janë regjistruar nga brigada e tij”, tha një zyrtar, cituar nga Skynews.

“Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht”, shtoi zyrtari.

Sipas tij, edhe një gjeneral që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur në luftime, duke e çuar në  shtatë numrin e gjeneralëve rus që vriten në luftë që nga fillimi i pushtimit.

Top Channel