Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso: Demokratëve i kthehet PD me logo dhe simbole të reja

25/03/2022 11:20

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të njohur grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD.

Vendimi u dha nga gjyqtari Agron Zhukri. Pas vendimit të gjykatës, Ivi Kaso ka folur për mediat duke thënë se demokratëve i kthehet PD me logo dhe simbole të reja. Sa i përket ankimimit të vendimit, u shpreh se mund të ankimohej vetëm nga pala e grupit të rithemelimit.

Ivi Kaso: Gjykata sot mori vendimin dhe vendosi që tu kthente demokratëve partinë e tyre me logon dhe simbolet e reja, dhe për të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i Lulzim Bashës, mosnjohja e konstituimit të Kryesisë, njohjen e Komisionit të Rithemelimit, si i vetmi organ zyrtar i PD që e përfaqëson deri deri në Kuvendin e 30 Prillit. Është zyrtarizuar ajo që kemi thënë që në fillim. Është vendimmarrje e vonuar se duhet të ishte marrë brenda një muaji por më mirë vonë se kurrë.

Sa i ligjshëm mund të jetë ky vendim?

Ivi Kaso: Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo tashmë është e certifikuar me vendim gjykate, tu pëlqejë apo jo atyre që kanë hedhur tymnajë.Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësuesve për bashkimin e cështjes të kuvendit të korrikut me kuvendin dhjetorit. Janë 2 çështje të ndarja që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor.  Ky është një ankim që ka të bëjë me një çështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri. Është ankim i paraqitur para se të fillojë afati dhe është i njëjtë me një ankim pasi mbaron afati por shqyrtohet nga Blerina Muca, nuk ka të bëjë me çështjen e sotme. Çështja e sotme nuk pengohej nga asnjë çështje tjetër.

Vendimi është dhënë sot, në momentin që merret vendimi hidhet vendimi dhe do të marrim një kopje që është vendosur regjistrimi i statutit të 11 dhjetorit, vendosjen e vulave të reja dhe të gjitha vendimmarrjeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimi ka hyrë në fuqi. Tashmë edhe juridikisht, selia e PD do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Partia Demokratike, që nga dita e sotme ka vetëm një organ drejtues zyrtar që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush nuk do e zbatojë këtë vendim të gjykatës. Ka vetëm një PD dhe vetëm një simbol, një flamur e një vulë që pas Kuvendit të 11 dhjetorit i kemi depozituar.

Për aventura dhe çmendurira jashtëligjore, nuk mund të përgjigjem.

I pyetur nëse gjyqtari Zhukri e kishte marrë dosjen nga Gjykata e Apelit, Kaso tha:

“Si mund të bëhen gjyqe pa dosje. Shkoni verifikoni dhe më thoni të paktën një rast tjetër që gjykata të bëjë gjyq pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, jo vetëm dosjet voluminoze por edhe dosjen të regjistrit historik të PD. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës. Marrëzitë për gjykime pa dosje kush i thotë le ti mbajë.”

Çfarë ndodh nëse gjykata vendos për ndryshime statutore të 18 dhjetorit?

Ivi Kaso: Nëse do të keni kuriozitetin të shihnit vendimmarrjet e rëndësishme të Kuvendit të datës 11 dhjetor, një nga vendimet ka anulimin e thirrjes së datës 18 dhjetor si i thirrur në mënyrë të paligjshme nga një kryesi e pakonstituuar. Ky vendim tashmë është regjistruar, pra dhe anulimi i Kuvendit të 18 dhjetorit. Vendimi i sotëm mund të ankimohej vetëm nga pala jonë.

VENDIMI I GJYKATËS

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

 

Top Channel