Një incident ka ndodhur në spitalin rajonal të Lezhës këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se një person është konfliktuar për radhën në spital dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin.

Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta punonjësja e sportelit. Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA