Këtë të premte SHBA dhe BE nënshkruan një marrëveshje për gazin natyror të lëngshëm, me qëllim reduktimin e varësinë e Evropës nga energjia ruse.

Por edhe nëse SHBA rrit ndjeshëm furnizimet me gaz natyror të lëngshëm në Evropë, për 27 vendet anëtare të BE-së është vetëm një fillim shkruan BBC.

Ndërsa analizon situatën, BBC sjell një tjetër këndvështrim, duke shtruar pyetjen se a do të arrijë kjo marrëveshje të realizojë plotësisht edhe qëllimin e saj!?

Duket se BE-së do t’i duhet ende të gjejë prodhues të tjerë nëse duan të largohen nga gazi rus dhe të arrijnë objektivin e tyre për të ulur importet me dy të tretat këtë vit.

Vitin e kaluar BE importoi 155 miliardë metra kub gaz rus. Kjo është rreth 40% e importeve të saj të gazit.

Vetëm Gjermania importon 55% të gazit të saj nga Rusia dhe tashmë ka pezulluar hapjen e një gazsjellësi të ri rus të quajtur Nord Stream 2.

Vitin e kaluar BE tha se mori pothuajse një të katërtën e gazit të saj të lëngshëm nga SHBA, kështu që nëse SHBA rrit furnizimet e saj me 15 miliardë metra kub shtesë, kjo do të shkaktonte një ndryshim të madh, transmeton BalkanËeb. Por gjithashtu ngre edhe pyetje të mëdha!

Katari dhe Rusia janë eksportuesit e tjerë të mëdhenj dhe Katari thotë se nuk mund të devijojë më shumë drejt Evropës.

Për më tepër, ka disponueshmëri të kufizuar në terminalet e gazit natyror të lëngshëm në Evropë, të cilat tashmë funksionojnë me kapacitet të lartë.

Ka 24 terminale në shkallë të gjerë në BE dhe ato janë thelbësore për “rigazifikimin” e importeve të lëngshme.

Spanja ka kapacitetin më të madh, por tubacione të kufizuara në pjesën tjetër të Evropës.

Gjermania po kërkon gjithashtu përtej SHBA-së për furnizime me (LNG) dhe ka biseduar me Norvegjinë për dërgesat në kohë për dimrin e ardhshëm.

Burimi: BBC

Top Channel