Teksa Kosova e ka shpallur ditë zie të premten për vdekjen e Madeleine Albright, nga ana tjetër, serbët kanë dalë në shesh për të festuar.
Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme nga kanceri.
Me flamuj të Rusisë në dorë dhe me parullat ‘Albright digju në ferr’ ata dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb këtë të enjte.
Albright është cilësuar si “mike e shqiptarëve”, pasi ajo ishte në pozitën e Sekretares së Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe kishte një rol vendimtar në organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Rambujesë, që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s në Kosovë dhe ndërprerjen e dëbimit dhe vrasjeve të popullit të Kosovës dhe me lirinë e saj.
Top Channel