Johnson optimist: Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë

24/03/2022 22:03

“Unë mendoj se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë,” tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për BBC.

Duke folur me gazetarin Nick Watt, Boris Johnson tha se lufta nuk do të jetë e lehtë, por Putini e ka ‘keqkuptuar’ rezistencën e Ukrainës.

“Unë nuk mendoj se do të jetë e lehtë. Ka një kuptim në të cilin Putini tashmë ka dështuar, ose ka humbur, sepse mendoj se nuk e kishte idenë se ukrainasit do të kishin aq rezistencë, dhe ai e keqkuptoi plotësisht se çfarë është Ukraina.  Ai nuk mund ta nënshtrojë Ukrainën.  Ai nuk mund të fitojë në këtë kuptim.”

Sa i përket vendosjes së paqes mes dy vendeve që janë në luftë, Johnson tha se nuk beson se Putini dëshiron vërtet paqe.

Top Channel