Delinda Disha, aktorja e humorit që e shohim shpesh në ekran, ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të trishtë për të. Me anë të një postimi në Instastory, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

Aktorja ka ndarë gjithmonë me ndjekësit momente të lumtura nga jeta e saj private por edhe këtë lajm të hidhur, preferoi ta ndante me ndjekësit.

Ndërkohë, Delinda është nënë e një djali dhe në shumë dalje publike ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA