Gruaja kujdeset për 80 qen të moshuar, kthen shtëpinë në strehë kafshësh në fund të jetës (fotot)

23/03/2022 18:44

Valerie Reid është zonja që nuk duronte dot idenë që qentë e moshuar të vdisnin vetëm, kështu që ktheu shtëpinë e saj në një strehë kafshësh.

Ajo drejton tashmë bamirësinë për qentë e moshuar në Missouri, SHBA, duke u kujdesur për rreth 80 qen në të njëjtën kohë.

Kampi u krijua në 2017 pasi Valerie nuk arrinte të gjente një shtëpi për qenin e moshuar Doberman të babait të saj qe nderroi jete.

“Bashëshorti im dhe unë nuk mund të mbanim më kafshë dhe asnjë nuk e merrte qenin e babait”, thotë ajo.

Ndërsa tani Valeria pranon të gjithë qentë e moshuar të pronarëve të vdekur ose që vendosen në shtëpi të moshuarish.

“Qentë jetojnë haptazi me ne në dy ndërtesat. Kudo ku shkojmë ne shkojnë dhe ata, dhe trajtohen si pjesë e familjes.”

“Qëllimi ynë është t’i përgatisim për fundin e jetës, pasi asnjë nga ne nuk ka një të nesërme të garantuar”, thotë gruaja.

“Presim që qentë e moshuar të shkojnë në botën tjetër me dashuri e kujdesje. Sigurisht që është lënduese por është gjithashtu nder të kujdesemi për ta”.

“Kam dashur të ndihmoj qentë që ishin në situatën e qenit të babait tim dhe nuk e dija që kishte kaq shumë. Është në fakt një pjesë e harruar e botës së adoptimit të kafshëve”.

Kështu që Valerie dhe bashkëshorti i saj Josh u larguan nga shtëpia e tyre në Kansas për t’u vendosur në strehën e kafshëve në Missouri, që është tani dhe shtëpia e tyre.

Ata kanë tashmë një pronë 1,000 metra katrorë dhe një ndërtesë prej 500 metra katrorë vetëm për qentë.

“Streha nisi të rritej, duke u bërë gjithnjë e më e madhe me kalimin e kohës. Më pëlqen shumë që kam kaq shumë qen që më duan”.

Valerie thotë se dëshiron që qentë të largohen nga bota duke e ditur se ishin të vlerësuar e admiruar.

Ajo ka tashmë 17 persona në punë full-time që kujdesen gjithë kohës për 80 qentë e saj.

“Ne të gjithë kemi nevojë për një plan për të ardhmen, jo vetmë për bashkëshortët e fëmijët por dhe për kafshët tona. Vdekja nuk është e frikshme, është një privilegh të plakesh, të gjithë duhet të përballemi me të”.

“Nganjëherë qentë bëhen shumë, ashtu si dhe shpenzimet e tyre mjekësore, por shpresojmë të ndërgjegjësojmë të tjerë për nevojat e strehës sonë”, shton ajo.

FOTO GALERI
2/7
Ajo drejton tashmë bamirësinë për qentë e moshuar në Missouri, SHBA, duke u kujdesur për rreth 80 qen

Top Channel