Gjendet kutia e zezë/ Çfarë ndodhi me avionin kinez para rrëzimit: Pilotët nuk iu përgjigjën thirrjeve

23/03/2022 15:54

Hetuesit kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë të avionit kinez, që u rrëzua dy ditë më parë duke i marrë jetën 132 personave në bord.

Avioni u rrëzua të hënën në Kinën Lindore ndërsa Liu Lusong, zëdhënës i autoritetit të aviacionit të Kinës u tha gazetarëve se regjistruesi i fluturimit nga China Eastern MU5735 u gjet sot.

Kreu i sigurisë së aviacionit zbuloi se “pilotët e fluturimit nuk iu përgjigjën thirrjeve të shumta nga kontrollorët e trafikut ajror”, pasi avioni u përplas në mënyrë fatale me një shpat mali.

Të gjithë personat në bord u shpallën të vdekur ndërsa punonjësit e shpëtimit spekuluan se pas përplasjes, zjarri ‘dogji plotësisht’ pasagjerët dhe sendet e tyre, përpara se të shkaktonte dëme në pyllin përreth.

“Një kontrollues i trafikut ajror u përpoq të kontaktonte pilotët disa herë pasi panë lartësinë e avionit duke rënë ndjeshëm, por nuk morën asnjë përgjigje”, tha Zhu Tao, drejtor i Zyrës së Sigurisë së Aviacionit, në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kinës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA