Qindra shpendë të ngordhur në Greqi, në liqene gjenden mjellma dhe pelikanë pa jetë

22/03/2022 11:48

Shqetësim të madh ka shkaktuar ditët e fundit tek organet greke të Greqisë Perëndimore, gjetja e qindra shpendëve të ngordhur, shumica e tyre në liqenin e Prespës së vogël.

Specialistët kanë konstatuar se shkak për këtë është përhapja e gripit të  shpendëve në këtë zonë, duke dhënë edhe udhëzimet përkatëse për mbrojtjen ndaj tij.

Sipas autoriteteve që kanë filluar  një operacion të madh për mbledhjen e këtyre shpendëve, janë më shumë se  1000 pelikanë të ngordhur në këtë liqen, ndërsa 60 të tjerë janë gjetur në liqenin Heimaditida dhe 12 në atë të Zazarit pranë Aminteos.

Madje, në operacion marrin pjesë edhe forcat e ushtrisë pasi bëhet fjalë për një numër të madh shpendësh që duhet të mblidhen dhe të groposen në kushte të caktuara higjenike.

Gjithashtu edhe në liqenin e Kosturit deri më tani janë evidentuar dy mjelma dhe mbi 50 pelikanë të ngordhurndërkohë që po kryhen kontrolle të vazhdueshme, pasi shpesh pelikanët lëvizin mes dy liqeneve.

Me shpërthimin e gripit të shpendëve (H5N1) në mbi 40 vende, ishte e pritshme që të arrinte edhe në Greqi, ka deklaruar kreu i Shërbimit Veterinar të Follorinës, Konstantinos Raptopoulos, Chatzistefanou duke shtuar se për momentin nuk ka asnjë rrezik transmetimi te njerëzit, pasi shpendët e ngordhur ndodhen në liqen, në një zonë të largët dhe nuk kanë pasur  asnjë kontakt me njerëz, apo kafshë dhe shpendë shtëpiakë.

Ndërkohë  shërbimi përkatës i specialistëve është në gatishmëri dhe monitorim të rasteve , në bashkëpunim me Organin Menaxhues, Kompaninë Mbrojtëse dhe Bashkinë e Prespës.

Deri tani nuk ka asnjë rast tjetër të konfirmuar në fermat e zonave të Greqisë perëndimore, bëjnë me dije shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë. 

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA