Policia amerikane ka vendosur shtetrrethim në plazhet e Miami, ne Florida, SHBA pas pesë të plagosurve në disa episode dhune armësh në fundjavë, në një prej të cilëve pushuesit rrethuan një makinë policie.
‘Shthurja’ e pushimeve të para të sezonit ka bërë që policia të vendosë shtetrrethim e gjendje emergjence në qytetin e Florida.
Disa incidente me të shtëna armësh kanë sjellë shqetësime mes autoriteteve dhe turmat e mëdha të të rinjve kanë sjellë panik te policia.
Disa raportime flisnin për policë të palgosur në të paktën dy incidente me armë zjarri ku pesë njerëz u dërguan në spital në fundjavë.
Rrjeti NBC Miami tha se dy vajza morën plagë arme zjarri në një prej incidenteve në zonën Ocean Drive.
Duke folur për të njëjtin rrejt, dëshmitari Lo Mills tha: “Ne dëgjuam të shtënat dhe pamë njerëzit nisën të vraponin në rrugë, pashë njerëz që po binin dhe nxorra pistoletën për të parë çfarë po ndodhte.”
Dhe në fakt zyrtrët thanë se rreth100 armë zjarri janë sekuestruar dy javët e fundit në plazh, 37 prej të cilave në tre ditët e fundit, sipas rrjetit Sky News.
Raportimet e fundit thonin se të gjithë të plagosurit në fundjavë në Miami Beach nuk janë në rrezik për jetën, shkruan britanikja Daily Star.
Rreth 400 oficerë policie ishin dislokuar në fundjavë për të ruajtur rendin.
Policia e Miami Beach publikonte gjithashtu një video ku shiheshin disa pushues që rrethonin një makinë policie, duke thënë se një prej oficerëve ishte plagosur teksa përpiqej të zgjidhte incidentin.
Ata shkruanin: “Këtë fundjavë kishim 4 @MiamiBeachPD oficerë të plagosur.”
Zyrtarët në Miami Beach thanë se shtetrrethimi i vendosur do të zgjasë deri të hënën.
Kryebashkiaku Dan Gelber tha në një konferencë për shtyp: “Dy netet e fundit pesë njerëz të pafajshëm u qëlluan me armë në rrugët tona”.
Kur u pyet për turmat e pushimeve pranverore nga rrejti Miami Herald, Gelber u përgjigj: “Ne nuk e kërkojmë atë, e promovojmë por në fund thjesht duhet ta durojmë”.
Miami Beach ka vendosur prej javës që shkoi ndalimin e shitjes së alkoolit pas orës 2 të natës në fundjavë.
Gelber ka thënë më herët: “Pushimet pranverore janë një periudhë e vështirë për ne kështu që po organizojmë diçka më të butë e me më pak kaos”.
Mediat vendase thonin se turmat e të rinjve ishin sivjet më të mëdha se zakonisht.
Top Channel