Isa Sinanit nga fshati Guri i Gomares në Divjakë i kanë ngordhur brenda një nate 60 pula.
Disa ditë më parë kishte marrë mjekim në farmacitë veterinere, por nuk mundi t’i shpëtonte.
Bashkëshortja e tij, Mirsida Sinani tregon se pulat i ka gjetur të ngordhura brenda kasolles dhe mishi i tyre ishte në ngjyrë blu. Ajo nuk bëri njoftim në organet përkatëse por një pjesë të shpendëve të ngordhur i hodhi në kanal dhe një pjesë pasi i futi nëpër thasë i hodhi në fushën e grumbullimit të mbetjeve.
Vaksinatori i zonës Divjakë, Ardian Kaja ka ardhur në banesën e çiftit Sinani dhe ka marrë analizat e gjakut nga shpendët e ngordhur. Analizat do të bëhen në Tiranë në institutin e veterinarisë.
Në fshatin Guri i Gomares, shumë rritës shpendësh tregojnë jashtë kamerës, se pulat dhe zogjtë e tyre i kanë të sëmura dhe i tremben ngordhjes masive në ditët ne vijim.
Top Channel