22 Marsi “Dita pa makina”, Bashkia e Tiranës aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat

22/03/2022 11:24

Qytetarët e Tiranës i janë bashkuar thirrjes së bashkisë së Tiranës duke lënë sot makinat për të shijuar lëvizjen në këmbë ose me biçikleta.

Të favorizuar dhe nga koha e mirë, qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat

Mëngjesi nisin me Bandën Frymore të Qytetit e cila solli ritmet pranverore. Në hapësirën para Bashkisë është vendosur një kënd me sinjalistikë rrugore me qëllim edukimin e fëmijëve, ndërkohë që në Parkun Rinia po zhvillohen aktivitete sportive si ping-pong, basket, takwando. Një ekspozitë fotografike e zogjve të parkut të liqenit “Pendët e Egra” qëndron e hapur përballë ish-Hotel Dajtit, ndërsa tek REJA fëmijët mund të shijojnë disa lojërat krijuese. Këndi para Piramidës i është dedikuar lojëra fryrëse dhe shahut.

Një hapësirë e veçantë pranë ish Hotel Dajtit i është dedikuar Panairit të Produkteve Bio.

Për të gjithë ata që kanë zgjedhur që këtë ditë pa makina të frekunetojnë Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh tek këndi TIKA.

Animatorët do të performojnë numra të shumtë, ndërkohë që nuk do të mungojnë as lojërat e ndryshme si dhe edukimit të fëmijëve me mbjelljen e bimëve.

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se sot është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA