Turqia optimiste: Po i afrohemi marrëveshjes/ Zelenksy frenon: Do “plasë” Lufta e Tretë

21/03/2022 13:17

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu foli me tone optimizmi për të përditshmen Hurriet, të cilës i tha se Rusia dhe Ukraina janë shumë pranë marrëveshjes, dhe nga 6 pikat në diskutim sipas tij, ka pajtim mbi katër prej tyre.

Pengesat më të mëdha i paraqesin Donbassi e Krimea ndërsa për pjesën tjetër, palët duket janë të gatshme të bëjnë lëshime. Zelebsky megjithatë shfaqi një tjetër qëndrim. Negociatat po vazhdojnë si për inerci tha ai. Formula e 6 pikave në diskutim, sipas tij, është në të vërtetë thjesht një listë e kërkesave të palës. Megjithatë, presidenti ukrainas shtoi se “janë gati të negociojnë në çdo mënyrë e me do format, pasi nëse bisedimet me Putinin dështojnë, kjo nënkupton fillimin e  Luftës së Tretë Botërore”.

Sipas disa gazetave britanike, shefi i Kremlini është i gatshëm ta takojë Zelenskyn personalisht, megjithatë kjo është ende nuk është konfirmuar plotësisht. Deri tani Zelensky ka lënë të hapur idenë e mosanëtarësimit në NATO. Është diskutuar po kështu modeli austriak i neutralitetit, që do të nënkuptonte një angazhim të përhershëm të përfshirë në Kushtetutë, ose një model suedez, që është praktikisht një zgjedhje politike, e kthyeshme ne teori.

Por qeveria e Kievit kërkon garanci mbrojtje, dhe garantët duhet të jenë të gatshëm të ndërhyjnë me ushtritë e tyre në rast se Rusia kërcënon sërish sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës. Zelensky kërkon që shpinën vendit të tij t’ia mbrojnë SHBA, Britania e Turqia, por ndërkohë kjo do të riprodhonte në një farë mënyrë mekanizmin e mbrojtjes të përfshirë nga NATO, dhe nuk dihet sa mund ta pranojë Putini një gjë të tillë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA