Tanku rus me simbolin e ri misterioz ‘O’ merret nga fshatari ukrainas me traktor (fotot)

21/03/2022 16:52

Gërma të ndryshme janë pikasur në anë të tankeve ruse që prej nisjes së konfliktit ashtu si dhe simbole te reja që kanë nxitur të tjera spekulime në rrjetet sociale.

Një fermer ukrainas është fotografuar duke tërhequr një tank rus me traktorin e tij, disa javë pasi një tjetër burrë u bë i njohur në rrjetet sociale duke bërë të njëjtën gjë.

Nuk dihet vendndodhja e incidentit por një gazetar ukrainas  postoi dje imazhet në rrjetet sociale, ku shihet traktori i fuqishëm që tërheq tankun gjysmë të shkatërruar përgjatë rrugës.

Deri tani në mjetet ruse ishin parë simbole si “Z” e “V” që prej nisjes së luftës në Ukrainë muajin që shkoi, teksa i pari sibolizon trupat specifike ruse kurse simboli V është mbajtur nga tanket bjelloruse, sipas mediave

Tanku i fundi i kapur ka simbolin “O” në anë të trupit, për të cilin disa burime thonë se identifikon mjetet ushtarake bjelloruse.

Simon Miles, profesor studimesh sllave në Duke University, tha për Huffington Post: “Është akoma më e rëndësishme që këto simbole të mbahen në beteja të luftës së shpejtë në mënyrë që njerëzit të mos qëllojnë ndaj të vetëve”.

Ka disa teori për domethënine e gërmave por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga udhëheqja ruse.

Disa burime thonë se gërma V i korrespondon marinsave ruse, kurse Z – e cila shkruhet në dy forma, simbolizon njësitë ushtarake Lindore dhe Jugore.

Dy shkronja të tjera të para në mjetet janë X e A.

Për X, faqja sofrep.com thotë se i përket forcave të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, ndërsa A duket se përdoret nga forcat speciale ruse, pandaj nuk është parë shpesh në front.

FOTO GALERI
3/3
Ka disa teori për domethënine e gërmave por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga udhëheqja ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA