Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira u përzgjodh për të hapur koncertin e këngëtarit me famë botërore Maluma, në Athinë.

Përveç të pranishmëve në koncert, Eleni ka rrëmbyer dhe vëmendjen e mediave të cilat kanë cilësuar si “shpërthyese” performancën e saj.

Ajo bëri hapjen e koncertit në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transpartente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë”, shkruan Protothema.

Eleni ka preferuar të mos i përshtatet shumë motit të ftohtë duke eksperimentuar me veshjen e cila vinte në pah format saj fizike.

Këngëtarja performoi duke kënduar disa nga hitet e saj si:“Aeraki”, “Try Me”, “El Ritmo Psicodélico”, “Fuego”, “Sto Theo Me Paei” apo “Caramela”.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA