Në shtratin e tij të spitalit, Artemi i vogël shtrëngon një traktor të vogël lodër të verdhë, por nuk thotë asgjë, ndërsa infermierët monitorojnë gjendjen e tij. 

Predha ruse që shpërtheu në bark të tij plagosi rëndë edhe prindërit dhe gjyshërit e tij ndërsa ata u përpoqën të largoheshin nga Mariupoli. Një viktimë e luftës së Putinit dhe ai nuk ka mbushur ende tre vjeç.

Në shtratin ngjitur Artemit shtrihet Masha 15-vjeçare. Këmba e saj e djathtë u dëmtua pasi  nga shpërthimi i një predhe ruse të martën e kaluar.

Ana më e keqe e luftës së Vladimir Putin është sulmi mbi të pafajshmit. Disa prej plagëve të tyre fizike një ditë do  të shërohen, por trauma psikologjike do të jetojë me ta përgjithmonë.

Dr. Yuri Borzenko, drejtuesi i Spitalit të Fëmijëve

“Unë e urrej Rusinë”,  thotë Dr. Yuri Borzenko, drejtuesi i Spitalit të Fëmijëve.

“Vajza që humbi këmbën (Masha) ishte aq e traumatizuar sa nuk ka ngrënë apo pirë për ditë të tëra. Ajo nuk mund ta përballonte mendërisht atë që kishte ndodhur. Ne duhej ta ushqenim atë në mënyrë intravenoze.”

“Një gjashtëvjeçar që u dëmtua në kokë nuk kishte asnjë lot apo emocion, pasi pa nënën e tij të djegur për vdekje në makinën e tyre pasi u goditën nga rusët.”

Ajo që po ndodh në Mariupol është një fatkeqësi humanitare, një krim lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA