Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar “akt të mirëpritur, por të vonuar” vendimin e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Salianji tha se rruga e PD do të jetë drejt bashkimit dhe uroi të mos ketë pengesa të tjera. Sa i përket për pjesën e grupit që nuk mori pjesë në mbledhje, tha se shkak ishte njoftimi me vonesë.
Salianji: Një pjesë dërrmuese e grupit nuk ka ardhur për shkak te njoftimit me vonesë dhe këshilli duhet të ishte organi.
Dorëheqja akt i mirëpritur por i vonuar siguroj demokratet qe ne si deputet do ndjekim që rruga e PD të jetë rrugë drejt bashkimit. Shpresoj që akti i sotëm te mos mbetet ne rruge te mos ripengohet përmes trujeve të ndryshme.
Salianji ka qenë një ndër zërat që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i partisë, duke sugjeruar ngritjen e një komisioni brenda dy javësh që ka mandatin për të negociuar me “Foltoren”. Më parë, Salianji ka theksuar se interesi politik është që Lulzim Basha të jetë kryetar i PD-së, pasi sipas tij, kush qëndroi pas betejës së 9-të shtatorit, me kostot e veta, bëri një luftë parimore.
Top Channel