Dënohen trafikantët e shqiptarëve! 16 vjet burg për lordin anglez që transportoi klandestinët nga Franca

21/03/2022 15:55

Tre anglezët e dënuar nga gjykata Portsmouthit, mes tyre një biznesmen imobilar, një person eksentirik, 47 vjeçar, i cili njihej si Lordi Redhead of Shanklin në Isle of Wight, ishullin përballë portit të madh të Portsmouthit në jug të Anglisë, titull që në fakt ai e kishte blerë, janë dënuar me 16 vjet burg, pasi me një jaht kanë sjellë nga Franca drejt Anglisë vetëm në një rast 10 shqiptarë ilegal. Ngjarja ka ndodhur në mars të 2020 në kohën kur pandemia sapo kishte pllakosur Britaninë.

Kanë qenë pamjet me kamera të sigurisë, të shfaqura në procesin gjyqësor,  që kanë fiksuar momentin e hyrjes së jahtit 23 metra, të quajtur Anore,  të ndërtuar në 1976 enkas për një milioner amerikan, pronar minierash, me të cilin të tre anglezet shkuan fillimisht në portin francez të Cherboug, për të mbërritur dy ditë më vonë në Isle of Wight, ishullin më të madh anglez në jug të vendit.

Mendohet se ata ishin pronotuar për këtë udhëtim nga grupet kriminale shqiptare. Sipas avokatit i mbrojtës të njërit prej të pandehurve, klienti i tij  kishte marrë urdhra nga njerëz të rëndësishëm të një grupi kriminal të drejtuar nga shqiptarë, duke shtuar se paratë që fitoj nga ky udhëtim për trafikimin e shqiptarëve i ishin zbritur nga një borxh që u kishte pasur atyre për 90 kg kokainë që u detyroheshin shqiptarëve.

Gjykatësi i çështjes theksoi se të tre këta anglezë kishin luajtur rolet respektive në  këtë konspiracion kriminal ndërkombëtarë, ndërkohë që ata kishin bërë një udhëtim të ngjashëm më herët duke trafikuar shqiptarë drejtë Britanisë.  Shqiptarët e trafikuar nuk kanë mundur të gjenden nga autoritet dhe mendohet se jetojnë në Britani. Autoritetet britanike kanë ashpërsuar së fundmi luftën, por edhe legjislacionin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku raste si ky, tregojnë se grupet kriminale janë shpesh një hap para organeve ligjzbatuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA