Prej vitesh lista e borxheve të të varfërve ne dyqanet e lagjeve është një realitet i dhimbshëm. Por nëse pyet sot, Zoje Ismailin, pronare e një dyqani të vogël në periferi të Tiranës, ajo vë duart në kokë.

Dikush se është i papunë e dikush tjetër se nuk i dalin të ardhurat në fund të muajit, detyrohen që ushqimet ti marrin pa para duke shënuar emrin në listë.

Janë të lagjes, fletorja është vjetëruar si puna ime. Marrin sheqer, oriz, vaj, vezë, miell. Kanë këtë metodë që marin, marin, marin, do t’i sjellim edhe zhduken”, thotë Zoje Ismaili.

Dylberi, shitës fruta-perimesh në Kamzë thotë se me rritjen e çmimeve, edhe lista e borxhlinjve është shtuar.

“Këto 2-3 muaj kanë filluar shumë probleme, po japim më tepër me listë. T’i jap thotë kur të marr pensionin, kur të marr asistencën”.

Lista me borxhet për momentin i ka kapur shifrën e 200 mijë lekëve. Një shenjë se edhe ai që jep borxh, është po ashtu i varfëruar.

Nevojtar janë pa punë, marin mallin më të dobët se duan ta hanë ku ta gjejnë më lirë”, thotë ai.

Ngushëllimi i vetëm i atyre që banojnë ne Kamzë, është se me rritjen e çmimeve, të gjithë po ndihen të barabartë. Në varfërinë e tyre.

Po vijnë, ka bre sa te duash, pak ju japim, u kemi dhënë dhe nuk na kanë sjell lekët. I kemi lejuar deri në 10-20 mijë lekë. Marrin patate, qep, domate. Po kemi liste, i shënojmë këtu… Me kanë 100 mijë lekë për momentin. Një pjese i sjellin, janë nevojtar shumë”.

Kamza është stacioni i parë që pret të ardhurit drejt Tiranës, prej tre dekadash. Sot është qendra më e madhe e varfërisë, afër kryeqytetit dhe luksit të pakicës që jeton në qendër të Tiranës.

Top Channel