Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell është shprehur se Rusia me sulmin e pajustifikuar kundrejt Ukrainës, si anëtare e Këshillit të Evropës, shkeli principet themelore të statutit të KiE-së, konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar.
“Na vjen keq që Rusia nuk e ndali sulmin në Ukrainë. Qytetarët e saj, nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, citohet nga deklarata.
Pavarësisht një keqardhjeje se Federata ruse nuk ia arriti të pushojë sulmin në Ukrainë, masa ndaj qytetarëve rusë është tej mase ndëshkuese.
Russian citizens will no longer benefit from the protections granted by the #ECHR.
This is highly concerning and another restriction of Russian citizens’ rights.
Statement on the cessation of Russian’s membership in the @coe: https://t.co/ilRjzD4Q5p
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 17, 2022
Po ashtu, nën rregullat e konventës, Rusia nuk do të jetë as në gjendje të çojë në Hagë çështje të cenimit të të drejtave të njeriut për qytetarët e saj.
Pavarësisht kësaj, ka një shenjë mirënjohjeje ndaj aktorëve të shoqërisë civile, medias së lirë dhe instancave demokratike, të cilat po protestojnë kundër agresionit rus në Ukrainë.
“E nxisim Rusinë të kthehet në përputhje me ligjet e të drejtave të njeriut”, përmbyllet deklarata.
Top Channel