Presidenti i Republikës, Ilir Meta e cilëson projektin e gazsjellësit TAP investimin e huaj më të rëndësishëm në vendin tonë, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përshëndeti nisjen e punës së gazsjellësit.
Gazsjellësi TAP që ka dërguar fuçitë e para të gazit në Itali. Sipas presidentit Meta, ky projekt rrit ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.
“Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.
TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.
Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.
Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike”, shkruan Presidenti.
Top Channel