24/11 17:59
Laureta dhe Neritani do të xhironin takimin e tyre, i cili do të transmetohej puntatën e sotme në Për’puthen, por nuk u bë sepse ndodhën incidente pa nisur ende takimi.
Sipas Lauretës ka qenë Neritani ai që e ka dashur këtë takim ndërsa në makinë ka filluar të bëjë krahasime rreth konkurrentëve të tjerë.
Neritani i kundërshtoi fjalët e saj duke e akuzuar se ka qenë ajo shkaku i prishjes së takimit.
Të dyja palët kishin versionet e tyre në lidhje me situatën e krijuar.
Laureta: Këtu jam për të njohur djemtë por logjika e tij përmendte personazhet e tjerë duke bërë krahasime.
Neritani: Më vuri në pozitë të vështirë. Arriti një moment që vetëm bërtiste.
Top Channel