“Ndryshon menaxhimi”/ Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, Rama: Nuk duhet të kemi më kufizim në buxhetin e QSUT-së, në plan ndërtimi i një strukture private brenda spitalit
01/10 20:12
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare.
Balla u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Balla shpreh mirënjohje për qeverinë gjermane që insiston për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane”, shkruan Balla.
Top Channel