Pronari rus i klubit anglez të Chelsea, Roman Abramovich thuhet se ka rënë në dashuri me Alexandra Korendyuk, një aktore e prezantuese televizive që ka rrënjë familjare ukrainase dhe është më pak se gjysma e moshës së tij.
Pronari i sapo-dëbuar i klubit të suksesshëm anglez u pa në publik për herë të parë dje pas sekuestrimit të aseteve ne Britani prej konfliktit në Ukrainë. Ai është martuar tre herë dhe ka shtatë fëmijë, tre prej të cilëve kanë moshë më të madhe se dashuria e tij e re Alexandra Korendyuk.
Gazetarja Bozhena Rynska shkruante në fund të vitit se zemra e 55 vjecarit Abramovich është fituar tashmë nga Korendyuk pas disa takimesh sekrete.
25-vjeçarja është sipërmarrëse televizioni dhe ka punuar për të krijuar muzikë në të kaluarën.
Por ajo që mund të pengojë gjërat mes dyshes është fakti se Korendyuk ka origjinë ukrainase dhe kjo nuk përputhet më lidhjet e Abramovich me presidentin rus Vladimir Putin.
The Times shkruan se Korendyuk ka krijuar Institutin e Iniciativës së Muzikës që bën lidhjen mes artistëve, kompanive dhe shpërndarësve.
Abramovich është pikasur për herë të parë që prej nisjes së luftës, dje në aeroportin Ben Gurion në Lod, Izrael (Mars 14).
Top Channel