Publikohen fytyrat e 31 njerëzve të ekzekutuar nga Arabia Saudite, ditën që vrau 81 (fotot)

15/03/2022 15:36

Janë publikuar sot identitetet e 31 njerëzve nga 81 burra të ekzekutuar nga qeveria e Arabisë Saudite në një ditë të vetme në fundjavë.

Sipas britanikes Daily Mail gjysma e të ekzekutuarve vinin nga minoriteti musliman shia që është përfshirë në protesta anti-qeveritare prej disa vitesh në rajonet lindore.

Në ekzekutimet masive të së shtunës nga autoritetet e Riadit përfshiheshin gjithashtu  terroristë të huaj  të dënuar për vrasje të civilëve si dhe të tjerë që morën dënimin kapital për akuzën e pasaktësuar të “besimit devijues”.

31 burrat e ekzekutuar në fushatën e përgjakshme  vijnë nga rajoni lindor i Qatif që historikisht ka qenë një pikë e nxehtë mes vendaseve dhe qeverisë qendrore që dominohet nga muslimanët sunni.

Trazirat sipas Daily Mail, nisën në 2017 kur autoritetet dëbuan me forcë banorët nga qyteza e Awamiyah, ku 25 njerëz humbën jetën në vendin me rreth 30,000 banorë.

Asaad Makki Al Shub’bar Ali, 37 vjeç, u arrestua duke drejtuar makinën teksa çonte në gruan e tij në shkollën ku punonte, i akuzuar për pjesëmarrje në demonstrata politike dhe lidhje me organizata terroriste.

Sipas organizatës Saudite për të Drejtat e Njeriut ai ishte torturuar para ekzekutimit.

Një tjetër i ekzekutuar është Mohammed al-Shakhouri, 27 vjeç, i torturuar, i mbajtur në izolim të plotë, i cili nuk ka pasur kontakte me të afërmit të paktën gjashtë muaj para ekzekutimit.

Procedimi ndaj tij kishte nisur në  2019, pa avokat mbrojtës dhe me rrëfime të marra me anë të torturës, shkruan organizata e të drejtave.

Një tjetër i vrarë është 30 vjeçari Aqil Hassan al-Faraj, 30, i rrahur për vdekje dhe më pas i akuzuar për ndihmë ndaj grupeve terroriste dhe kontrabandës së armëve.

Autoritetet saudite nuk kanë treguar mënyrën e ekzekutimit të personave, nëse është ajo tradicionale e varjes, apo me skuadër pushkatimi.

Të afërmit thonë se trupat e të ndjerëve nuk janë kthyer te familjet për funeralet, duke shkaktuar një tjetër motiv agjitacioni.

Ali Adubusi, drejtor i grupit saudit të të drejtave ESOHR, tha: “Kemi detaje të disa prej rasteve, dhe dokumentet tregojnë se  asnjë pikë gjak nuk është gjetur në asnjë prej këtyre njerëzve”.

Masakra ndodhi disa ditë pasi princi i kurorës Mohammed bin Salman kishte thënë se ekzekutimet do të reduktohen.

FOTO GALERI
6/8
Haitham Ibrahim Al-Mukhtar, Hassan Ali Al Al-Sheikh e Hassan Muhammed Al Tahifa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA