Kjo familje nga Franca nuk e besonte se do të fillonte lufta kur nisën udhëtimin e tyre rreth botës, tashmë me një destinacion më pak,Ukrainën.
Kloe dhe Eruan udhëtojnë mbi biçikletë prej 6 muajsh së bashku me dy fëmijët e tyre. Intinerari i planifikuar i çon drejt lindjes por pa frikën e luftës. Edhe pse thonë se në Ukrainë nuk do të shkojnë më.
Gruaja: Ndihemi të trishtuar për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, por kjo nuk na ndryshon planet për të vazhduar udhëtimin tonë, e di mjaft mirë që shumë njerëz kanë frikë të udhëtojnë, por ne duhet të vazhdojmë jetën tonë.
Burri: Na vjen keq për popullin ukrainas dhe jemi në krahun e tyre, por gjithashtu shpresojmë që kjo luftë mes dy vendeve të mos na pengojë të vazhdojmë udhëtimin tonë.
Familja që gjetëm rrugës nacionale Vlorë-Orikum i është drejtuar Greqisë e më pas do të përshkojë një intinerar Turqi, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan.
Top Channel