Qytetarët ankohen për gjyqtarët/ 4500 ankesa në ILD për shkelje! Më shumë nga Tirana, Vlora, Durrësi dhe Fieri

14/03/2022 20:05

Qytetarët kanë më tepër ankesa për gjyqtarët se sa për prokurorët.

Këtë e tregon lista me 4500 kërkesa të dorëzuara në ILD në të cilat shtetasit pretendojnë shkelje nga ana e njerëzve të drejtësisë dhe për këtë kërkojnë hetim.

Dy vite nga ngritja e ILD  llogaritet se 21 gjyqtarë e prokurorë u hetuan nga ILD që u mbyllën me masa nga shkarkimi deri vërejtjet publike.

Sipas Inspektorit të  Lartë të Drejtësisë, Artur Metani qytetarët ankohen më së shumti për gjyqtarët e Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit.

Me një drejtësi që lironte të fortët megjithëse të dënuar të përjetshëm , ILD dërgoi për shkarkim gjyqtare si Enkelejda Hoxha apo Markelian Kuqo, kurse një tjetër në Elbasan vijon të jetë nën hetim. Megjithatë larg çështjeve penale, ankesat e qytetarëve lidhen me çeshtjet civile për pronën dhe kundër shtetit.

Por i konceptuar si institucioni më i rëndësishëm i reformës ILD vijon të funksionojë me vetëm  8 inspektorë nga 26 që parashikon ligji.

Nuk dua të mendojnë se puna bëhet dhe me tetë, njerëzit po e bëjnë se duan t’u shërbejnë qytetarëve por kjo nuk është kuota e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA