Policia e Korçës goditet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Për pasojë në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, u kap në flagrancë shtetasi E. B., 19 vjeç, banues në Korçë, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

“Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Pojan-Pendavinj, Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Drejtuesi i mjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua, “ thuhet nw njoftimin e Policisw.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel