Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA në Shqipëri dhe vende të zakonshme Kryeministri Edi Rama nisi një tur shpjegues me punonjës të sektorëve të ndryshëm për Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar nga qeveria të shtunën.
Punonjësve të një fabrike mielli në Tiranë kryeministri u foli edhe për përpjekjet për të mos ndalur eksportin e grurit.
“Po negociojmë me Serbinë për të zhbllokuar sasi gruri dhe miell bllokuar atje bizneseve tona, dhe këtë po e bëjmë bazuar në Ballkanin e Hapur”, tha ai.
Kryeministri e vuri theksin se përse Paketa e Rezistencës Sociale i kushton një rëndësi të posaçme pensionistëve.
“36 milion USD indeksim pensionesh dhe 30.000 lekë plus ata të vetmuar e invalid. Është një frymëmarrje për mos tu ndjerë me lakun në fyt”, shtoi kryeministri.
Dalina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë shpjegoi mënyrën e re të taksimit të më të ulët të pagave.
Sipërmarrësi kësaj fabrike mielli dha këtë koment për paketën e qeverisë.
“Faleminderit që këtë të diel jeni me ne dhe keni hedhur sytë nga produktet e shportës”, tha sipërmarrësi.
Top Channel