Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka zhvilluar sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pesë të arrestuarve nga policia në protestat e ditëve më parë në Dibër.

Protestuesit kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe shportës së ushqimeve.

Shtetasit e arrestuar janë: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Bulqizë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 dhe 11 mars 2022, arrestuan këta shtetas për veprat  penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Top Channel