Zëvendëspresidentja e SHBA: Pushtimi rus në Ukrainë kërcënon demokracinë

12/03/2022 23:00

Zëvendëspresidentja amerikane ka paralajmëruar se pushtimi rus në Ukrainë kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris theksoi unitetin midis SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës përbën një kërcënim për demokracinë.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën. Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha Harris, sipas CNN.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, shtoi më tej ajo.

SHBA-ja ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i sulmeve ruse. Ata kanë ndërhyrë në marrëdhëniet diplomatike për të vendosur paqen midis vendeve.

Ata kanë bërë bisedime me vendet e tjera të cilat po ashtu mbështesin Ukrainën në këto ditë të vështira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA