Një nga tifozet më të zjarrta të ish-aktores Marilyn Monroe, Jasmine Chiswell me pamje thuajse identike me aktoren “seks-simbol”, vihej në lojë nga ndjekësit që kur lindi fëmijën e saj të parë.
Shumë prej komentuesve i thonin se nuk do të rifitonte kurrë pas lindjes figurën e saj në formë “orë rëre”.
Por Jasmine dhe bashkëshorti i saj Maverick mirëpritën djalin e tyre në janar dhe shumë shpejt skocezja bukuroshe është rishfaqur në rrjetet sociale me të njëjtin shkëlqim si para lindjes.
Jasmine tashmë jeton në Hollywood, dhe fansat i thonin se “trupi yt nuk do të jetë kurrë më ai i pari”.
Por 28 vjeçarja nuk është influencuar nga komentet negative dhe vijonte buzëqeshjen.
Në reagim të komenteve në rrjetin Instagram, ajo tundte vithet e shkruante: “Nuk ka problem! Kështu e dua trupin tim. S’bëra gjë tjetër vetëm linda një njeri”.
Postimi i Jasmine ka marrë më shumë se 45,500 pëlqime dhe komente mbështetëse.
Një prej ndjekësve thoshte: “Vetëm budallenjtë ose dashakeqët thonë që shtatzania dhe lindja e fëmijëve prish trupin e gruas”.
“Ka ndryshime sigurisht … por fëmijët ndryshojnë gjithçka për mirë.”
Një tjetër shkruante: “Je shumë e bukur si brenda dhe jashtë”.
Një i tretë shtonte: “Trupi yt është i mrekullueshëm dhe ajo që mund të bëjë trupi i njeriut është e mrekullueshme”.
“Trupi ynë kalon aq shumë ndryshime në jetë, dhe ti mud të jesh shumë e bukur në të gjitha ato”.
Ngjashmëria e Jasmine me Marilyn Monroe i ka dhënë asaj shumë mundësi fotografimi dhe disa role në pjesë televizive.
Ajo ka tashmë 1.2 milionë ndjekës në Instagram, dhe tashmë fiton para duke jetuar si një “influencer”.
Ajo jeton tashmë me bashkëshortin producent muzike Maverick McNeilly, 33 vjeç.
Top Channel