Rusia paralajmëron se Moska i konsideron dërgesat e armëve në nga SHBA dhe Perëndimi në Ukrainë si objektiva për tu shkatërruar nga ushtria ruse.

Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka paralajmëruar se tani e tutje Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “objektiva legjitime”, çka mund të sjellë një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Ukrainë.

Ryabkov tha se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që SHBA drejton nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, por është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime.

Më tej, Ryabkov bëri me dije se vendosja e sanksioneve të SHBA-së kundër Moskës, janë një përpjekje e paprecedentë për të goditur sektorët e ndryshëm të ekonomisë ruse.

Gjithashtu, ai këmbënguli se Rusia kishte për qëllim të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore.

Sot është dita e 17-të e luftës të nisur nga pushtimi rus në Ukrainës më 25 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA